Aktualitet

Xhiroi gomat para Komisariatit, Policia shoqëron 28-vjeçarin: Bëri manovra të rrezikshme (VD)

21 Janar 2020, 20:32 Nga DOSJA
Xhiroi gomat para Komisariatit, Policia shoqëron 28-vjeçarin:

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të një video në Dosja.al, ku shfaqej një makinë që xhironte gomat para Komisariatit Nr. 6 në Kombinat, ka bërë të munduar shoqërimin e drejtuesit të mjetit.

Në një reagim për mediat Policia shkruan se pasi kanë parë videon kanë zhvilluar kontrolle të shumta dhe kanë rënë në gjurmët e tij, duke e shoqëruar 29-vjeçarin që drejtonte mjetin, por nuk jep identitetin e tij, por Dosja.al mëson se ai është Klajdi Spasi. 

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë“, shtohet më tej në njoftim. 

NJOFTIM I PLOTË

Xhiroi gomat dhe bëri manovra të rrezikshme në rrugë, para Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe u largua me shpejtësi, por kapet nga Policia Rrugore 29-vjeçari nga Tirana dhe shoqërohet në Komisariatin Nr. 6, për veprime të mëtejshme. Nisur nga postimi në disa portale elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave përreth vendit ku drejtuesi i mjetit kishte xhiruar gomat, bënë të mundur identifikimin e automjetit.

Pas identifikimit të të dhënave të automjetit që shfaqej në videon e publikuar, rrugorët e kryeqytetit organizuan kontrolle të shtuara. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme. #SfidëKujtdoQëCenonSigurinë?#DenoncoDrejtuesinekeqedukuar #ManifestoRregullQetësiNë?

Dosja.al sot pasdite publikoi videon e të riut që xhironte gomat e makinës së tij luksoze para Komisariatit Nr.6 në Kombinat. Në video shihej që i riu për disa sekonda në mes të rrugës bënte manorva të rrezikshme, pa u shqetësuar fare se aty pranë ishte Komisariati i Policisë dhe mund të shkaktonte dhe aksident.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane drift perballe komisariatit klajdi spasi arrestim ne tirane drift perballe komisariatit klajdi spasi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2020, 16:02

TIRANË– Dosja.al publikoi një video, që prej orësh po qarkullonte në rrjet dhe  tregonte një xhirim të çmendur gomash përpara Komisariatit nr.6 të K...