Aktualitet

FOTOT/ Drift me AMG para policisë në Kombinat, djali i PASUR jep detaje: Shteti më njeh targën, janë copa mishi me dy sy, f

21 Janar 2020, 20:32 Nga DOSJA
FOTOT/ Drift me AMG para policisë në Kombinat, djali i PASUR jep

TIRANË– Djali i pasur i Tiranës, Klajdi Spasi që bëri supër manovra me mjetin e tij para derës së Komisariatit nr.6 në Kombinat është arrestuar sot nga Policia. (Lexo këtu)

Pak pas publikimit të videos në Dosja.al, Policia reagoi duke arrestuar 29-vjeçarin, i cili shprehej në komente poshtë videos se nuk pyeste për shtetin.

 Në komente poshtë postimit të videos së tij, ndjekësit e faqes “RichKids” kanë ngacmuar pronarin e mjetit. Ai ka gjetur kohën që t’u kthejë përgjigje duke u shkruar se nuk pyeste për shtetin dhe as për gjoba pasi nuk kishte patent farë për të ngarë një makinë.

KOMENTET

Komentuesi: Pse iku trimi kur doli roja pse nuk rrinte pasi është aq trim njeri i pakulturë

Shoferi: Kisha frikë

Komentuesi: Mbase sta ndjen për gjoba e lekë por do ta heqin patentët. Mbaje mend se të kanë me targa e me video.

Shoferi: S’kam patentë hic vëlla, njifet targa

Komentuesi: I lumtë k*ri, nuk ja ha fare për shtetin ai Tiranë në Vlorë është janë ata shet dhe ne pse ca do polici pi…semës

Shoferi: po ca shteti o vëlla se njeri si ne është copë mishi me dy sy

Dosja.al sot pasdite publikoi videon e të riut që xhironte gomat e makinës së tij luksoze para Komisariatit Nr.6 në Kombinat. Në video shihej që i riu për disa sekonda në mes të rrugës bënte manorva të rrezikshme, pa u shqetësuar fare se aty pranë ishte Komisariati i Policisë dhe mund të shkaktonte dhe aksident.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drift perballe komisariatit kombinat shoqerohet klajdi spasi tirane drift perballe komisariatit kombinat shoqerohet klajdi spasi tirane

Sondazh

Poll