Aktualitet

Del VIDEO, si u arrestua shqiptari 500 mijë € heroinë, vendi sekret ku e kishte fshehur

21 Janar 2020, 19:18 Nga DOSJA
Del VIDEO, si u arrestua shqiptari 500 mijë € heroinë, vendi

ITALI- Policia Italiane ka zbuluar dhe videon e arrestimit të shqiptarit të cilit ditën e djeshme i janë gjetur 16 kilogramë heroinë të fshehur në kamion. Mediat në vend kanë publikuar sot momentin, kur shqiptari bie në pranga dhe në kamionin që drejtohej prej tij, u zbulua droga që kapte vlerën e 500 mijë Eurove.

Në këtë operacion u përfshi dhe qeni i antidrogës “Acca”, i cili zbuloi se ku droga ishte e fshehur në sediljen e pasagjerit. Gjithashtu u gjet një shumë prej mbi 3700 Eurosh dhe janë sekuestruar pasi njihen si para të ardhur nga ativiteti i paligjshëm. Mjeti i cili drejtohej nga një shqiptar 38-vjeçar që sapo ishte nisur nga Durrësi për në Ancona.

Ngjarja është bërë publike ditën e djeshme por ajo ka ndodhur më 16 Janar. Për momentin Shqiptari ndodhet në arrest për burg ndërkoë hetimet janë duke u zhvilluar për të gjurmuar vendin e destinacionit të substancës naktotike.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali droga ne itali arrestohet shqiptari ne itali droga ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2020, 16:02

TIRANË– Dosja.al publikoi një video, që prej orësh po qarkullonte në rrjet dhe  tregonte një xhirim të çmendur gomash përpara Komisariatit nr.6 të K...