Aktualitet

‘Mos më lodhni kot’, Spartak Ngjela debat me Klodiana Lalën: Po më lodhni kot, serveri i ‘21 Janarit’ është gjallë

21 Janar 2020, 21:02 Nga DOSJA
‘Mos më lodhni kot’, Spartak Ngjela debat me Klodiana

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela dhe gazetarja Klodiana Lala kanë debatuar sot në lidhje me 9-vjetorin e tragjedisë së 21 janarit 2019. Të ftuar sot në emisionin “Real Story”, Lala i ka thënë Ngjelës se kjo ngjarje ka shumë pak mundësi që të zbardhet, por për avokatin kjo dosje nuk është varrosur.

Avokati Ngjela këmbëngul që dosja e bujshme e “21 Janarit” do të rihapet nga Prokuroria e Posaçme dhe do të nxjerrë fajtorët, pasi sipas tij janë pamjet nga brenda Kryeministrisë dhe shtoi se një prej gardistëve është qëlluar me grusht se nuk zbatoi urdhrin.

PJESË NGA DEBATI

Ngjela: Berisha është i akuzuar, nuk ka shkuar akuza në institutin e akuzës. Provat janë në server dhe serverat nuk prishen, pra ngjarja nuk mund të fshihet. Kam informacion që serveri është i saktë, e di dhe Saliu.

Lala: Do ta çojë dikush në prokurori?

Ngjela: Saliu është në mbrojtje, bën një mbrojtje të nivelit të dobët, se e di që serveri është gjallë. Nuk mbrohet dot, sepse në asnjë rrethanë nuk mund të ushtrosh dhunë. Ajo ditë ka diçka shumë interesante, kur kanë ndodhur vrasjet, Rama kishte gjysmë ore që e kishte ndërprerë protestën, kishte mbaruar protesta. Pse nuk qëlloi ai për të vrarë në momentet kur përplasja ishte në pikun e përplasjes? Sepse do të ishte djegur, do ta kishte pësuar si Çaushesku, pikë. I vrau, kur të gjithë po iknin. Ai u tregua normal, e mbrojti, u tërhoq Rama. Të dy palët kishin të dhëna që do ishte masivitet shumë i madh, dhe kjo ishte për Metën. Rama i tërhoqi njerëzit, sepse e pa që po kalohej në përplasje. Në momentet kur janë tërhequr, ai ka vrarë. Serveri është gjallë, janë parë të gjitha lëvizjet nëpër korridore, edhe goditjen që i është dhënë me grusht njërit. Gjithë problemi është te koha.

Lala: Po flasim në dy rrafshe të ndryshme, Ngjela flet në rrafshin politik, unë në atë juridik. Pushtetarët që urdhëruan krimin, por edhe organizatorët e protestës, do të japin llogari para drejtësisë.

Ngjela: Mos krijo skepticizëm.

Lala: Si mund të hapet dosja?

Ngjela: Ju s’keni lexuar Kushtetutën. Të gjitha çështjet për korrupsion hapen nga SPAK. Bjere e vlla Kushtetutën t’ua lexoj, mos më lodhni kot.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll