Sport

Bernard Arnault njeriu më i pasur i botës, tifozët e Milanit nisin të ëndërrojnë

21 Janar 2020, 18:10 Nga DOSJA
Bernard Arnault njeriu më i pasur i botës, tifozët e Milanit

SHBA-Nga Shtetet e Bashkuara vijnë lajme që i bëjnë të ëndërrojnë tifozët e Milanit. I përfolur si njeriu që mund të marrë aksionet e klubit kuqezi, Bernard Arnault është bërë njeriu më i pasur në botë.

Revista Forbes e ka renditur francezin e Louis Vuitton të parin me një pasuri prej 117 miliardë $. Një shifër që e ka lejuar atë të kapërcejë Jeff Bezos (115.6 miliarde $) dhe Bill Gates (110 miliardë $). Tifozët Milanit mund t’a ngushëllojnë veten duke parë me shkëlqim renditjen e njerëzve më të pasur.

Prania në krye të listës së Bernard Arnault nuk ka kaluar pa u vënë re në qarqet kuqezi. Sidomos për shkak se emri i manjatit francez ka qenë i lidhur me të ardhmen e Milanit disa herë gjatë muajve të fundit. Një e ardhme që me pronarin e LVMH në krye mund të bëjë të ëndërrosh.

(e.ç,dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bernard arnault bernard arnault

Sondazh

Poll