Aktualitet

Mori peng 31-vjeçarin në Tiranë/ Autori vihet në pranga, çfarë ndodhi mes tyre

I riu u shpëtua nga uniformat blu, pasi policia mori njoftim se 31-vjeçari me iniciale L. M., ishte marrë me forcë në automjet.

13 Maj 2025, 14:34 Nga E. D
Mori peng 31-vjeçarin në Tiranë/ Autori vihet në pranga,
foto ilustruese

TIRANË- Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pas ka marrë me peng një 31-vjeçar dhe e ka mbajtur me forcë brenda automjetit duke e goditur me grushte për dy orë. I riu u shpëtua nga uniformat blu, pasi policia mori njoftim se 31-vjeçari me iniciale L. M., ishte marrë me forcë në automjet.

Gjithashtu nga hetimet dyshohet se 44-vjeçari me iniciale D. P. për motive të dobëta, ka marrë me forcë, në automjetin e tij të riun dhe i ka hequr lirinë, duke e mbajtur në automjet, për gati 2 orë, si edhe e ka goditur me grushte.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Mori me forcë në automjet, një 31-vjeçar, i hoqi lirinë dhe e dhunoi, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pasi morën njoftim se një 31-vjeçar ishte marrë me forcë, në automjet, nga një shtetas, organizuan menjëherë punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi D. P., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se 44-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë, në automjetin e tij, shtetasin L. M., 31 vjeç, i ka hequr lirinë, duke e mbajtur në automjet, për gati 2 orë, dhe e ka goditur me grushte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll