Aktualitet

Sherr mes vëzhguesve në qendrën e numërimit në Tiranë, shoqërohen në komisariat 7 persona

Në njoftim bëhet me dije se 7 persona janë shoqëruar në komisariat dhe se ata po konfliktoheshin për motive të dobëta.

13 Maj 2025, 12:45 Nga M.B
Sherr mes vëzhguesve në qendrën e numërimit në
Foto ilustruese

TIRANA- Mbrëmjen e shkruar policia njofton se i është kërkuar ndërhyrja në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit po konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Në njoftim bëhet me dije se 7 persona janë shoqëruar në komisariat dhe se ata po konfliktoheshin për motive të dobëta. Gjithashtu policia thotë se në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 persoanat janë lënë të lirë.

Njoftimi:

Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike) po konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Në përmbushje të procedurës standarde të punës është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta.

Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë. Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

tirana

Sondazh

Poll