Aktualitet

Çështja 'Partizani'/ GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi

Gjyqtarja Flora Hajredinaj mori vendimin ditën e sotme, duke rrëzuar këtë kërkesë. 

13 Maj 2025, 12:15 Nga M.L
Çështja 'Partizani'/ GJKKO rrëzon sërish
Foto ilustruese

TIRANË- GJKKO ka rrëzuar sot për herë të dytë kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi. Gjyqtarja Flora Hajredinaj mori vendimin ditën e sotme, duke rrëzuar këtë kërkesë. Përveç se ka rrëzuar kërkesën, gjyqtarja ka vendosur dhe një gjobë prej 5 mijë lekësh ndaj palëve kërkuese. 

“Mospranimin e kërkesave të kërkuesve: 1. Jamarbër Malltezi; 2. Sali Berisha; 3. Andia Pustina; 3. Shoqëria Tregtare Homeplan shpk, me objekt “Përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake Flojera Davidhi, nga gjykimi i çështjes penale, si të pabazuara në prova dhe në ligj. Caktimin e gjobës 5000 (pesëmijë) lekë, palëve kërkuese."

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

sali berisha ceshtja partizani

Sondazh

Poll