Aktualitet

Nuk dorëzoi dokumentacionin brenda afatit të caktuar/ Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për postin e dytë në krye të BKH-së

Ndërkohë SPAK-u pritet të rihapë garën për kandidaturat e tjera të cilët do t’i nënshtrohen disa procedurave.

13 Maj 2025, 13:23 Nga M.L
Nuk dorëzoi dokumentacionin brenda afatit të caktuar/ Aida Hajnaj
Foto ilustruese

TIRANË- Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të dytë në krye të BKH-së. Ashtu siç edhe bëhet me dije, Hajnaj nuk ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj. Dhe për pasojë u përjashtua nga e drejta për rikandidim. Ndërkohë SPAK-u pritet të rihapë garën për kandidaturat e tjera të cilët do t’i nënshtrohen disa procedurave.

NJOFTIMI:

'Znj. Hajnaj nuk do t’i nënshtrohet procedurës së riemërimit, pavarësisht shfaqjes së interesit për një mandat të dytë, pasi Znj. Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes (7 maj). Mosdorëzimi i dokumentacionit mbyll procedurën e mëtejshme te riemërimit'.

aida hajnaj

Sondazh

Poll