Aktualitet

Raporti i Qendrës Kombëtare të Biznesit: Pronarët përfitues, 4211 subjekte bënë deklarimin gjatë vitit 2024

Ky institucion nënvizoi në raportimin vjetor se vitin e shkuar, janë kryer 175 388 aplikime në Regjistrin Tregtar, Regjistrin e Leje/Licencave dhe Autorizimeve dhe në Regjistrin e Pronarëve Përfitues nga të cilat: Në Regjistrin Tregtar: 115 924 aplikime për regjistrime fillestare, ndryshime, pezullime, aktivizime, çregjistrime;  37 917 aplikime për dorëzim të pasqyrave financiare.

13 Maj 2025, 11:43 Nga M.L
Raporti i Qendrës Kombëtare të Biznesit: Pronarët
Foto ilustruese

TIRANË- Të paktën 4211 subjekte raportuan në vitin që lamë pas pronarin e tyre përfitues në regjistrin e dedikuar për këtë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Ky institucion nënvizoi në raportimin vjetor se vitin e shkuar, janë kryer 175 388 aplikime në Regjistrin Tregtar, Regjistrin e Leje/Licencave dhe Autorizimeve dhe në Regjistrin e Pronarëve Përfitues nga të cilat: Në Regjistrin Tregtar: 115 924 aplikime për regjistrime fillestare, ndryshime, pezullime, aktivizime, çregjistrime;  37 917 aplikime për dorëzim të pasqyrave financiare.

Gjatë  viti të shkuar sipas QKB ishin aktive 248 737 biznese aktive. Të paktën 17 500 biznese ishin të regjistruara në Regjistrin Tregtar teksa ishin 2 122 leje /Licenca të regjistruara në Regjistrin Kombëtar të Leje/Licencave dhe Autorizimeve.

Regjistri për pronarët përfitues

Regjistri për pronarët përfitues lindi si detyrim pas miratimit të një ligji të dedikuar dhe ky i fundit administrohet nga QKB-ja. Të gjitha subjektet dhe organizatat jofitimprurëse janë të detyruara të regjistrojnë në regjistër pronarët e tyre përfitues (përfshirë ndryshimet në lidhje me pronarët përfitues) brenda afateve specifike që mbikëqyren nga QKB-ja.

Të gjitha subjektet dhe organizatat jofitimprurëse janë të detyruara të regjistrojnë në regjistër pronarët e tyre përfitues (përfshirë ndryshimet në lidhje me pronarët përfitues) brenda afateve specifike që mbikëqyren nga QKB-ja.

Miratimi i një kuadri që përcaktonte transparencën për bizneset dhe përfituesit reale të tyre u theksua pak vite më parë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ndërkohë që shërbeu edhe si një pikë e rëndësishme në atë që kërkohej ndaj Shqipërisë nga Moneyval qëkur vendi u fut në listën gri dhe në monitorim të zgjeruar(nga e cila ka dalë tashmë prej tetorit 2023)./ Monitor

pronaret perfitues

Sondazh

Poll