Plakja graduale e popullsisë/ Pasojat e emigracionit, shtimi natyror ishte negativ në tremujorin e parë 2025
TIRANË- Krahas emigracionit të larta, vendi po shënon më shumë vdekje sesa lindje, duke përkeqësuar dhe më tej tendenc...
Të dhënat zyrtare të INSTAT për diplomimet tregojnë se në vitin akademik 2023-2024 në të gjitha nivelet e arsimit numri i diplomave të marra ra me 1 për qind në krahasim me vitin akademik 2022-2023.
TIRANË- Ulja e popullsisë se re në moshë është duke reduktuar ndjeshëm sektorin e arsimit e për pasojë edhe forcën e punës në të ardhmen. Të dhënat zyrtare të INSTAT për diplomimet tregojnë se në vitin akademik 2023-2024 në të gjitha nivelet e arsimit numri i diplomave të marra ra me 1 për qind në krahasim me vitin akademik 2022-2023.
Rënien më të madhe e kishin diplomat në arsimin 9-vjeçar për shkak të reduktimit më të fortë të popullsisë në këtë grup-moshë nga lindjet e pakta dhe emigracionit të lartë në moshat e reja në dekadën e fundit.
Në vitin shkollor 2023-24, u diplomuan në arsimin zyrtar 82.712 nxënës dhe studentë me rënie vjetore 1%.
Në arsimin 9-vjeçar, nga 27.705 të diplomuar, më rënie vjetore 2.7%.
Në arsimin e mesëm të lartë, u diplomuan 26.729 të diplomuar, 1.3 % më pak, krahasuar me vitin e kaluar akademik.
Në arsimin e mesëm të lartë profesional, nga 3.174 të diplomuar, ,ë rënie vjetore 1.2%.
Në vitin akademik 2023-2024, nga 28.193 studentë të diplomuar në arsimin e lartë, 65,8% ishin studente femra.
Fusha “Biznes, administrim dhe ligj” është më e preferuara për femrat, me 25,9% të të diplomuarave femra. Fusha “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” është më e preferuar nga meshkujt, me 25,2% të të diplomuarve meshkuj.
Në vitin shkollor 2023-2024 në arsimin 9-vjeçar u diplomuan 27.705 nxënës, nga të cilët 51,4 % ishin meshkuj dhe 48,6 % femra. Në arsimin e mesëm të lartë u diplomuan 26.729 nxënës, ku, 3.174 nxënës ishin të diplomuar në arsimin e mesëm profesional, me dominancë meshkuj me 82,7 %.
Të diplomuarit e arsimit të mesëm të lartë profesional përbëjnë 11,9 % të të diplomuarve gjithsej në arsimin e mesëm të lartë. Në arsimin pas të mesëm jo të lartë u diplomuan 85 persona, prej të cilëve 24,7 % femra dhe 75,3 % meshkuj. Fushat në të cilat u diplomuan janë: “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme”, “Diagnostikim-menaxhim në autoservis” dhe “Dizajn dhe Modë”.
Arsimi i lartë Në vitin akademik 2023-2024, u diplomuan në arsimin e lartë 28.193 studentë. Studentët e diplomuar në programet “Bachelor” përbëjnë 51,3 % e studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet “Master” me 43,1 %. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 18.555 studente femra, ose 65,8 % e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë.
Fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentë në të gjitha programet është “Biznes, administrim dhe ligj” prej 24,4 % ose rreth një e katërta e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve.
Analiza për secilën fushë të studimeve tregon se femrat në krahasim me meshkujt janë diplomuar më shumë në “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion” (83,0 %), ndjekur nga “Shkenca arsimi” (81,7 %) dhe “Shëndet dhe mirëqenie” (78,9 %). Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë meshkujt krahasimisht me femrat janë “Shërbime” (67,3 %), “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” (63,1 %) dhe “Teknologji e informacionit dhe komunikimit” me (56,2 %)./ Monitor
TIRANË- Krahas emigracionit të larta, vendi po shënon më shumë vdekje sesa lindje, duke përkeqësuar dhe më tej tendenc...
Foto ilustruese TIRANA- Dita e sotme parashikohet me mot relativisht të paqëndrueshëm. Moti parashikohet fillimisht i kthjell&eum...
ardit beshiri KLOS- Pjesa tjetër e trupit të 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është gjetur në vendin ku u shemb masivi mineral n&...
foto ilustruese ELBASAN- Procesi i numërimit të votave vijon në qarkun e Elbasanit dhe Fierit. Në qarkun e Elbasanit, numërimi ka ...
Foto ilustruese TIRANË- "Mjeku" i ekipit të futbollit 'Vllaznia' është vënë në pranga këtë mbrëmje n...
foto ilustruese KUKËS- Qarku i Kukësit ka përfunduar procesin e numërimit të votave. Koalicioni PD-ASHM është shpallur f...
SHKODËR- Katër KZAZ-të në Shkodër, kanë pezulluar numërimin e votave në orën 20:00 për shkak të ndeshje...
perfaqesuesit e osbe/odihr TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 11 majit që u zhvilluan nj&e...
perfaqesuesit e osbe/odihr TIRANË- OSBE-ODIHR ka publikuar raportin paraprak lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, që u zhvilluan nj...
lamberto zannier TIRANË- Kreu i misionit të monitorimit të ODIHR në Shqipëri, Ambasadori Lamberto Zannier ka analizuar gjetjet e r...