Politike

KE sërish kundër qeverisë për paketën anti-shpifje: Reflektoni dhe bëni ndryshimet sipas rekomandimeve

21 Janar 2020, 20:03 Nga DOSJA
KE sërish kundër qeverisë për paketën anti-shpifje:

BRUKSEL- Zëdhënësja e Komisionerit të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Ana Pisonero ka reaguar sot, pak ditë pas kthimit të paketën anti-shpifje nga Presidenti për rishqyrtim në kuvend. Në një dekalratë Pisonero i bën thirrje Parlamentit dhe qeverisë shqiptare që të reflektojë dhe të zbatojnë rekomandimet që janë dhënë nga Presididenti dhe Këshilli i Evropës për ligjin kundër medias.

Ju e dini shumë mirë se BE ka mbështetur rekomandimet nga Këshilli i Evropës për rastin e ligjit për median në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet janë ende të vlefshme dhe për ne ato duhet të ndreqen. Dhe ne e shohim si një mundësi për të reflektuar ndryshimet faktin që Presidenti i Shqipërisë ia ktheu ligjin Parlamentit. Dhe kjo është diçka për të cilën ne ende kemi shpresë se ata do ta bëjnë”, zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Më tej ajo rendit dhe pikat ku nevojiten ndryshime në ligj, që nga promovimi i vetërregullimit, deri tek transparenca e pronësisë së medies në vend. “Ne mbështesim disa rekomandime të bëra nga Këshilli i Evropës, dhe jo vetëm promovimin e vetërregullimit. Ne mbështesim gjithashtu edhe garantimin e një rishikimi të pavarur gjyqësor të ankesave ndaj mediave dhe ne shpresojmë gjithashtu në përforcimin e transparencës së pronësisë së medias në vend. Pra, në përgjithësi të gjitha rekomandimet që janë bërë nga Këshilli i Evropës ne i mbështesim dhe ato janë gjerësisht në përputhje me çfarë ne presim që një vend aspirant për në BE të ndjekë”, shton më tej Pisonero.

Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë ktheu për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” pasi sipas tij,  Kuvendi nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të saj, duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut.  Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit. Kundër paketës pati dhe protestë nga komuniteti i gazetarëve, të cilët kanë ngritur zërin për më shumë se një vit dhe para ditën e miratimit nga Kuvendit kundërshtuar këtë ligj dhe u shprehën se po instalohet censura. Por qeveria dhe Edi Rama u shprehën se paketa është e nevojshme dhe duhet të futet në zbatim shumë shpejt pasi duhet të dënohen shpifësit. Ligjet e ‘anti-shpifjes’ kundërshtohet pasi AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) marrin kompetencat e gjykatës dhe gjobat e majme që vendosen prej tyre duhet të ekzekutohen pa u shprehur një trup gjykuese. Këto institucione kanë mundësi dhe të mbyllin një media, pasi denoncimeve nga qytetarët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ana pisonero komisioni evro paketa anti shpifje ana pisonero komisioni evro paketa anti shpifje

Sondazh

Poll