Politike

“E di që është turp…”/ VIDEO duke marrë drogë, flet kryebashkiaku i Bulqizës: Shantazh! Se kam parë kurrë në

21 Janar 2020, 14:15 Nga DOSJA
“E di që është turp…”/ VIDEO duke marrë

TIRANË- Flet për herë të parë për akuzat, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla. Alla, u raportua më herët në disa media se është kryebashkiaku për të cilin PS dhe Gazment Bardhi tha se është filmuar duke marrë drogë në një ambient publik. Në një komunikim me Dosja.al, Alla mohoi në mënyrë kategorike ekzistencën e një videoje të tillë për të. Madje, ai tha se nuk ka parë kurrë asnjë lëndë narkotike me sy.

Jo nuk është e vërtetë. Nuk ka lidhje me emrin tim. S’ka lidhje me mua hicc droga. Se njoh as si material. E di që është turp ndoshta që e them, por nuk ka lidhje me mua kjo. Le të vazhdojë Bardhi me shantazhet e veta.”-tha Alla për Dosja.al.

Ditën e sotme, mediat raportuan se ishte Alla kryebashkiaku i denoncuar dje në “Opinion”, nga Gazment Bardhi dhe gazetari Artan Hoxha. Hoxha tha se e ka parë edhe vetë ai videon, ndërkohë që për qytetarin e parë të Bulqizës, e gjitha është një shantazh nga ana e PD.

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll