Politike

Ditmir Bushati rendit 3 ngjarjet që kanë ndodhur më datë 21 janar: Ajo e 2011-ës na turpëron, u vranë 4 protestues të pa

21 Janar 2020, 11:57 Nga DOSJA
Ditmir Bushati rendit 3 ngjarjet që kanë ndodhur më datë 21

Tiranë- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një postim në Facebook është shprehur se data 21 janar mbahet mend për 3 ngjarje. Sipas tij ngjarja e parë është ajo e 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjes, që sipas Bushatit është një ngjarje që na nderon, dhe dëshmon maturinë e politikës dhe njerëzve të mençur. Ndërsa e dyta lidhet me ndarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës dhe e treta sipas tij është pikërisht 21 Janari i 2011, që lidhet me vrasjen e katër protestuesve në bulevard. Për këtë të fundit Bushati është shprehur se është një ngjarje që na turpëron.

Postimi i plotë i Bushatit:

21 Janarët! I pari na nderon. 100 vjetori i Kongresit të Lushnjes është dëshmi e maturisë politike të njerëzve të mençur që ditën të bëhen bashkë për fatet e Shqipërisë në momente kritike. I dyti na dhemb. Pasi lidhet me ndarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, në 2006-ën, personaliteti që udhëhoqi rezistencën ndaj Serbisë e që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës. I treti na turpëron. Sepse më 21 Janar 2011, shteti vrau 4 protestues të pafajshëm dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj.

Sot festohet 100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, një prej më të rëndësishmëve në kistorinë e kombit tonë shqiptar. Kongresi i Lushnjes ka zhvilluar punimet që prej datës 21 deri më 31 janar  të vitit 1920. Ky kongres ka luajtur rolin më të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar, pasi qëllimi i mbajtjes së këtij kongresi ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në këtë kongres kanë marrë pjesë rreth 50 përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 100 vjetori i kongresit te lushnjes ditmit bushati 100 vjetori i kongresit te lushnjes ditmit bushati

Sondazh

Poll