Politike

“E keni gjetur numrin e Ramës, keni komunikim me të?”, Meta flet për raportin me Kryeministrin: I kam dërguar kartolinë

21 Janar 2020, 15:18 Nga DOSJA
“E keni gjetur numrin e Ramës, keni komunikim me të?”,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka shmangur përgjigjen e drejtpërdrejtë në lidhje me komunikimin që ai ka me kreun e qeverisë Edi Ramën. Meta ka qenë sot i ftuar në ABC News, ku ka dhënë një intervistë gjatë së cilës është pyetur se kur ka folur për herë të fundit me Ramën. Kreu i shtetit ka thënë se ai ka komunikim me të gjithë institucionet, por më tej tha se kanë shkëmbyer kartolina për Vitin e Ri.

Kur e keni pasur komunikimin e fundit me zotin Rama?

Unë kam çdo ditë komunikim me qeverinë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të qeverisë. Çdo ditë nga kjo zyrë dërgohen shkresa, kërkesa, surgjerime në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë kushtetuese të Presidentit. Unë bashkëpunoj me të gjithë. Se sa bashkëpunojnë të tjerët dhe si nuk e di.

Po me kryeministrin mbaj mend që ju thatë se ndërruat telefonin dhe nuk ia kishit numrin më. Ia gjetët numrin?

Unë këto nuk i mbaj mend. Kryeministri, ministra janë të mirëpritur në çdo kohë.

Kur e keni pasur komunikimin e fundit me kryeministrin Edi Rama?

Nuk e mbaj mend kemi shkëmbyer kartolina për Vitin e Ri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta raporti rama-meta edi rama ilir meta raporti rama-meta

Sondazh

Poll