Aktualitet

Qarku i Kukësit i veshur me blu, përfundon i pari numërimin e votave! PD-ASHM shpallet forca fituese, siguron dy mandate

Partia Socialiste, si forcë e dytë ka siguruar 1 mandat, ndërsa forcë e tretë radhitet Partia Socialdemokrate me 5082 vota.

12 Maj 2025, 21:40 Nga r.ll
Qarku i Kukësit i veshur me blu, përfundon i pari numërimin e
foto ilustruese

KUKËS- Qarku i Kukësit ka përfunduar procesin e numërimit të votave. Koalicioni PD-ASHM është shpallur forcë fituese, duke siguruar edhe dy mandate. 

Ndërkohë Partia Socialiste, si forcë e dytë ka siguruar 1 mandat, ndërsa forcë e tretë radhitet Partia Socialdemokrate me 5082 vota.

Rezultatet e votimit në qarkun e Kukësit: 

Koalicioni Partia Demokratike-ASHM: 19845 vota- 53.4%

Partia Socialiste e Shqipërisë: 11322 vota- 30.5%

Partia Socialdemokrate: 5082 vota - 13.7%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 284 vota- 0.8%

Partia Mundësia: 263 vota - 0.7%

 

Levizja Bashkë: 115 vota- 0.3%

Partia Koalicioni Euroatlantik: 90 vota-  0.2%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 42 vota- 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re: 3 vota- 0.0%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare: 51 vota - 0.1%

Levizja Atdheu: 44 vota- 0.1%

Qarku i Kukësit i veshur me blu, përfundon i pari numërimin e

Tashmë ka nisur numërimi dhe për kandidatët, ku te PD udhëheq Elvira Peka me 1192 vota, ndërkohë nga listat e mbyllura, kanë siguruar mandat deputeti Flamur Hoxha nga Partia Demokratike dhe Eduard Shalsi nga Partia Socialiste.

numerimi ne kukes

Sondazh

Poll