Aktualitet

Numërimi i votave në qarkun e Elbasanit dhe Fierit, PS kryeson me më shumë se 60% të votave

Në qarkun e Elbasanit, numërimi ka përfunduar në bashkitë Belsh, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd. 

12 Maj 2025, 22:22 Nga r.ll
Numërimi i votave në qarkun e Elbasanit dhe Fierit, PS kryeson me
foto ilustruese

ELBASAN- Procesi i numërimit të votave vijon në qarkun e Elbasanit dhe Fierit. Në qarkun e Elbasanit, numërimi ka përfunduar në bashkitë Belsh, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd. 

Aktualisht në Elbasan janë numëruar 440 kuti votimi nga 508 në total. Në këtë qark kryeson PS me 60.60% të votave, ndërsa ndiqet nga koalicioni "PD-ASHM" me 29.39% të votave. 

Numërimi i votave në qarkun e Elbasanit dhe Fierit, PS kryeson me

Në qarkun e Fierit, janë numëruar 378 kuti votimi nga 587 në total. Në këtë qark kryeson PS me 63.37 % të votave, ndërsa ndiqet nga PD-ASHM me 25.18 % të votave. 

Numërimi i votave në qarkun e Elbasanit dhe Fierit, PS kryeson me

qarku i elbasanit qarku i fierit

Sondazh

Poll