Aktualitet

Tragjedia pas shembjes së masivit në Klos, gjendet pjesa tjetër e trupit të Ardit Beshirit

Në vendin e ngjarjes disa ditë më parë mbërritën edhe ekipe të Forcat e Sigurisë së Kosovës, për të ndihmuar me kërkimet për trupin e të riut. 

12 Maj 2025, 22:32 Nga r.ll
Tragjedia pas shembjes së masivit në Klos, gjendet pjesa tjetër e
ardit beshiri

KLOS- Pjesa tjetër e trupit të 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është gjetur në vendin ku u shemb masivi mineral në Klos. Tre ditë më parë u raportua se një pjesë trupi u gjet. Në vendin e ngjarjes disa ditë më parë mbërritën edhe ekipe të Forcat e Sigurisë së Kosovës, për të ndihmuar me kërkimet për trupin e të riut. 

Ardit Beshiri po punonte me një mjet tip eskavator, më 3 maj, ku një masiv minerali u shemb dhe çau një rezervuar uji, që si pasojë mori para dhe të riun që punonte aty me fadromë. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos.

ardit beshiri

Sondazh

Poll