Aktualitet

Tensione te Parku Olimpik/ "Fletët e votimit po kalojnë shumë shpejt", Lëvizja Bashkë konteston numërimin e votave të diasporës

Ndërkohë që nga mbrëmja e djeshme, numërimi i votave të ardhura nga Greqia është bllokuar pasi Partia Demokratike ngriti shqetësime se ka manipulime.

12 Maj 2025, 18:59 Nga r.ll
Tensione te Parku Olimpik/ "Fletët e votimit po kalojnë
pamje nga parku olimpilk

TIRANË- Numërimi i votave të diasporë vijon të Parku Olimpik. Ky proces është shoqëruar që në nisje të tij me tensione dhe pretendime për manipulimë. Pak më herët në tryezën për votat e Diasporës nga Qarku i Gjirokastrës, përfaqësuesja e Lëvizjes Bashkë kontestoi se numëruesit po i kalonin shumë shpejtë fletët e votimit, duke e bërë shumë të vështirë vëzhgimin e votave.

“Po bëj një kontestim ligjor. Ajo që ndodhi këtu është se ndodhi procesi i numërimit dhe ne po prisnim. Fletët e votimit po kalonin shumë shpejtë. Disa herë i tërhoqëm vëmendje numëruesit, por ai nuk dëgjoi dhe vijoi po njësoj. Jemi këtu prej 24 orësh pa gjumë dhe nuk po kryejmë dot rolin që kemi. Në mënyrë të vazhdueshme e kontestuam dhe në disa momente ngritëm nivelin e zërit. Kërkuam që të ndalonte procesi i numërimit të ndalonte dhe ne e kishim të pamundur të shihnim votat. Ajo që po ndodh me Diasporën është e paparë ndonjëherë. Që dje në orën 08:00, jemi pa gjumë. Mbi 12 orë po rrimë kot, sepse nuk po numërohen kutitë. Është e papranueshme kjo gjë që ka ndodhur”, u shpreh vëzhguesja e Lëvizjes Bashkë.

Ndërkohë që nga mbrëmja e djeshme, numërimi i votave të ardhura nga Greqia është bllokuar pasi Partia Demokratike ngriti shqetësime se ka manipulime. KQZ pranoi kërkesën e PD-së që votat nga Greqia të trajtohen veçmas.  Ky vendim i KQZ është ankimuar nga PS, të cilin e ka cilësuar si të pavlefshëm dhe kundër ligjit. 

parku olimpik numerimi i votave te diaspores

Sondazh

Poll