Sport

Papa bën shaka me median: "Në rregull për një ndeshje tenisi, por pa Sinner"...

Papa i ri, me humor dhe me shaka, e pranoi sfidën…

12 Maj 2025, 19:30 Nga DOSJA
Papa bën shaka me median: "Në rregull për një ndeshje

VATIKAN - Në fund të takimit me gazetarët, Papa Leo XIV u nxit nga një gazetar që të organizonte një ndeshje tenisi bamirësie për Shoqëritë Misionare Papnore, duke e ditur pasionin e tij për këtë sport.

“Sigurisht që është në rregull”, u përgjigj Papa. “Unë mund të sjell Agassin”, këmbënguli gazetari me shaka.

Prevost u përgjigj, "thjesht mos e sill Mëkatarin", duke luajtur me kuptimin e dyfishtë të të dyve, si italiani numri një në botë, ashtu edhe mbiemri i tij, që do të thotë "mëkatar" në anglisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll