Aktualitet

Konfilkti i djeshëm në Fushë-Milot/ Policia: Nuk janë gjetur sende që mund të shërbejnë si provë materiale! Dy persona po procedohen në gjendje të lirë

Më tej policia njofton se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur sende që mund të shërbejnë si prova materiale. Gjithashtu bëhet me dije se janë proceduar në gjendje të lirë dy personat e përfshirë në këtë incident dhe mbi to rëndon vepra penale 'dëmtime të tjera me dashje'.

12 Maj 2025, 17:00 Nga M.L
Konfilkti i djeshëm në Fushë-Milot/ Policia: Nuk janë gjetur
Foto ilustruese

MILOT- Ditën e djeshme është raportuar për një konflikt verbal mes dy personave në Fushë-Milot afër një qendre votimi. Mësohet se 58-vjeçari A.N dhe 67-vjeçari P.P janë konfliktuar për motive të dobëta. Më tej policia njofton se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur sende që mund të shërbejnë si prova materiale. Gjithashtu bëhet me dije se janë proceduar në gjendje të lirë dy personat e përfshirë në këtë incident dhe mbi to rëndon vepra penale 'dëmtime të tjera me dashje'.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje pasdite, për një konflikt verbal mes disa shtetasve në Fushë-Milot, bëjmë me dije se janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë konflikt, A. N., 58 vjeç dhe P. P., 67 vjeç, të dy banues në Milot. Nga hetimet dyshohet se ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk janë gjetur sende që mund të shërbejnë si provë materiale. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. N. dhe P. P., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

fushe-milot

Sondazh

Poll