Aktualitet

Lënia mënjanë e votave të ardhura nga Greqia, KQZ: Nuk do të përjashtohen nga numërimi

KQZ thekson se vendimi i marrë dje ka si qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë, gjatë kohës kur ky dokumentacion, shqyrtohet nga numëruesit dhe komisionet përkatëse të administrimit të numërimit dhe dhe vlerësimit të votave nga jashtë për 12 qarqet e vendit.

12 Maj 2025, 15:51 Nga r.ll
Lënia mënjanë e votave të ardhura nga Greqia, KQZ: Nuk do
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar sërish lidhur me trajtimin dhe veçimin e votave të ardhura nga Greqia, nga votat e tjera të diasporës. Në reagimin e KQZ-së thuhet se se nuk ka vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave të votuesve nga Greqia.

Më tej theksohet se vendimi i marrë dje ka si qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë, gjatë kohës kur ky dokumentacion, shqyrtohet nga numëruesit dhe komisionet përkatëse të administrimit të numërimit dhe dhe vlerësimit të votave nga jashtë për 12 qarqet e vendit.

"Sqarojmë se nuk ka vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave të votuesve nga Greqia. Vendimi i marrë një ditë më parë, ka si qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë, gjatë kohës kur ky dokumentacion, shqyrtohet nga numëruesit dhe komisionet përkatëse të administrimit të numërimit dhe dhe vlerësimit të votave nga jashtë për 12 qarqet e vendit. Komentet dhe opinionet kundërshtuese për këtë akt janë mosonjohje e faktit dhe me raste edhe spekullime.", thuhet në reagimin e KQZ. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që zarfet me votat e ardhura nga Greqia të lihen mënjanë dhe të vijojë numërimi i votave nga vendet e tjera.  Në vendimin e KQZ thuhet se ky akt synon zhbllokimin e procesit të numërimit dhe më vonë do të ketë një vendimmarrje te dytë për zarfet e Greqisë.

Demokrati Flamur Noka dhe drejtuesja e PD për diasporën, Jozefina Topalli kërkuan që votat e ardhura nga Greqia të trajtohen dhe të numërohen veçmas, për shkak të shqetësimeve për manipulime. Nga ana tjetër, drejtuesi i PS për diasporën, Taulant Balla ka dalë kundër këtij pretendimi.

kqz votat nga greqia

Sondazh

Poll