Aktualitet

Kanosje në “Messenger” për dhënie vote, referohet në SPAK rasti i 27-vjeçari në Lushnjë

Policia bën me dije se materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje”.

12 Maj 2025, 09:35 Nga M.B
Kanosje në “Messenger” për dhënie vote, referohet
Foto ilustruese

LUSHNJA- Një 27-vjeçar nga Lushnja është proceduar penalisht pasi është kallëzuar nga një 28-vjeçar. Ky i fundit pretendon se 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Policia bën me dije se materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje”.

Pjesë nga njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje”.

lushnje

Sondazh

Poll