Aktualitet

Dyshohet se fotografuan fletën e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

12 Maj 2025, 16:10 Nga r.ll
Dyshohet se fotografuan fletën e votimit, shpallen në kërkim dy
foto ilustruese

TIRANË- Dy persona janë shpallur në kërkim në Tiranë pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit.
Sipas informacioneve zyrtare policore po punohet për kapjen e një 36-vjeçari dhe 55 vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasit M. M., 36 vjeç dhe V. D., 55 vjeçe, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit. Punohet për kapjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll