Politike

VIDEO/ Zbulohet një tjetër zyrë patronazhimi e PS-së në Tiranë! Policia ende nuk është paraqitur në vendngjarje

Mësohet më tej se në ambientin në fjalë qëndrojnë disa të rinj, që thuhet se kontaktojnë qytetarë të ndryshëm, ndërkohë që qëllimi i veprimtarisë së tyre mbetet ende i paqartë.

11 Maj 2025, 21:05 Nga M.L
VIDEO/ Zbulohet një tjetër zyrë patronazhimi e PS-së në
Foto ilustruese

TIRANË- Një tjetër zyrë e patronazhistëve të Partisë Socialiste është zbuluar në Rrugën “Besim Alla” në Tiranë. Sipas burimeve, zyra është e paidentifikuar me logo apo shenja zyrtare. Mësohet më tej se në ambientin në fjalë qëndrojnë disa të rinj, që thuhet se kontaktojnë qytetarë të ndryshëm, ndërkohë që qëllimi i veprimtarisë së tyre mbetet ende i paqartë.

Autoritetet janë njoftuar nga disa banorë të zonës për praninë e dyshimtë të kësaj zyre, por deri në këto momente, policia nuk ka ndërhyrë dhe nuk është paraqitur në vendngjarje. 

 

Sondazh

Poll