Politike

Nisja e numërimit të votave/ Berisha deklaratë për mediat: Exit Poll-et e para si Memorandumi i Kuçit

Sipas Berishës këto janë orët e fundit të kryeministrit Edi Rama në qeverisje.

11 Maj 2025, 20:49 Nga r.ll
Nisja e numërimit të votave/ Berisha deklaratë për mediat:
sali berisha

TIRANË -Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar dhe Exit Poll-et e para të dala menjëherë pas mbylljës së orarit të procesit të votimit. Berisha tha se ato janë Memorandumi i Kuçit i konvertuar në polle. 

Sipas tij këto janë orët e fundit të kryeministrit Edi Rama në qeverisje. Gjithashtu deklaroi se procesi i numërimit po monitorohet plotësisht. 

Berisha: Së dyti, lidhur me një exit- poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm. Baton Stanishiqi është gënjeshtari i gatshëm, që nuk bëri asgjë tjetër, veçse pa bërë asnjë exit-poll, lexoi apo konvertoi në poll, memorandumin e Kuçit. I them Edi Ramës, se me pilula të tilla, do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë. Prandaj mos përdor gënjeshtarë të gatshëm, papagaj, të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë përkundrejt pagesave. Këto kisha unë, ndërkohë procesi po monitorohet plotësisht.

sali berisha

Sondazh

Poll