Politike

"Po zbulohen fole të krimit elektoral", Berisha: Krahas zyrës së Braçes është zbuluar dhe një tjetër në Astir

Ai u shpreh se ka një qëndrim të vendosur të të gjitha strukturave demokrate për të denoncuar dhe zbuluar të gjitha përpjekjet e Ramës në këtë proces të humbur për të.

11 Maj 2025, 20:39 Nga r.ll
"Po zbulohen fole të krimit elektoral", Berisha: Krahas
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur për mediat se në orët e fundit po vijojnë të zbulohen fole të asa që ai e quajti "fole të krimit elektoral". Berisha tha se krahas zyrës së deputetit socialist, Erion Braçe është zbuluar edhe një zyrë patronazhistësh në Astir ku po procedohet sipas ligjit.

Ai u shpreh se ka një qëndrim të vendosur të të gjitha strukturave demokrate për të denoncuar dhe zbuluar të gjitha përpjekjet e Ramës në këtë proces të humbur për të.

Berisha: Ju e patë, po zbulohen zyrat ilegale të PS. Çerdhe të krimit elektoral. Krahas asaj që u kap në flagrancë deputeti Braçe me një grup, tani është një tjetër zyrë e tillë ilegale në Astir dhe ajo po procedohet sipas ligjit.
Ka një qëndrim të vendosur të të gjitha strukturave tona për të denoncuar, për të të zbuluar të gjitha përpjekjet e dështuara të Edi Ramës në këtë proces të humbur për të.

sali berisha

Sondazh

Poll