11 Maj 2025, 20:30
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Një incident është regjistruar pak orë më parë mes deputetit socialist, Erion Braçe, dhe gazetares së SYRI TV, Ambrozia Meta. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka pasur një reagim të menjëhershëm për këtë incident duke u shprehur se e dënojnë me forcë këtë ngjarje ku gazetarja dhe grupi i xhirimit u përballën me intimidim, fyerje dhe dhunë fizike gjatë kryerjes së detyrës.
Më tej shtuan se i bejnë thirrje institucuineve shtetërore, Komisionerit për Zgjedhjet dhe organeve të rendit, që të hetojnë me urgjencë këtë incident dhe të garantojnë që çdo përpjekje për të penguar median të mos mbetet pa pasoja ligjore.
Reagimi:
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me forcë ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë, ku gazetarja e Syri TV, znj. Ambrozia Meta, dhe grupi i xhirimit të saj u përballën me intimidim, fyerje dhe dhunë fizike gjatë kryerjes së detyrës së tyre.
Pamjet e publikuara tregojnë se përfaqësues politikë, përfshirë edhe deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuesin e PS Erion Braçe, kanë përdorur gjuhë denigruese dhe agresive ndaj një gazetareje në misionin e saj. Kjo është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo standard të sjelljes demokratike, sidomos gjatë një procesi zgjedhor kur transparenca dhe raportimi i lirë i mediave janë thelbësore për integritetin e procesit. Përdorimi i presionit verbal, tentativa për të larguar median nga vendngjarja dhe ndërhyrja agresive në punën e gazetarëve, përbëjnë një kërcënim të qartë ndaj lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për informim.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje institucioneve shtetërore, Komisionerit për Zgjedhjet dhe organeve të rendit, që të hetojnë me urgjencë këtë incident dhe të garantojnë që çdo përpjekje për të penguar median të mos mbetet pa pasoja ligjore. Gjithashtu, i kujtojmë përfaqësuesve politikë se respekti ndaj punës së gazetarëve është detyrim demokratik dhe jo çështje preference.
erion braçe
Politike
11 Maj 2025, 20:19
M.L
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar disa çaste më parë se rasti i ...
Politike
11 Maj 2025, 20:10
E. D
pamje nga përmbytjet
VORË- Ka filluar numrimi i kutive të para të votimit. Siç raportohet kutitë e para të numëru...
Politike
11 Maj 2025, 20:14
I.A
Erion Brace
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar përplasjen që ka ndodhur në Petro Nini pasditen e sotme. Br...
Politike
11 Maj 2025, 20:09
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato kreu vëzhgimin e zgjdhjeve parlamentare nga Durr&eu...
Politike
11 Maj 2025, 20:07
E. D
pamje nga takimi
ELBASAN- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Për...
Politike
11 Maj 2025, 20:06
I.A
Erion Brace
TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka folur për mediat pas përplasjes në zyrën e patronazhimit të PS-së...
Politike
11 Maj 2025, 20:00
E. D
foto ilustuese
VORË KQZ ka urdhëruar operatorin teknik të mos e printojë rezultatin e pajisjeve te votimit elektronik për Vo...
Politike
11 Maj 2025, 20:02
I.A
Foto Ilustruese
VORË- Kutia e parë e votimit në Domje është numëruar përmes procesit elektronik. Mësohet se nga t&e...
Politike
11 Maj 2025, 19:54
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë thirrje partive politike dhe udhëheqësve politikë të ru...
Politike
11 Maj 2025, 19:48
E. D
TIRANË- Një tjetër zyrë pa logo e PS-së është zbuluar në zonën e Komunës së Parisit. Qytetarët kan...