Politike

Urdhri për KZAZ/ Votimi elektronik, bllokohet dalja e rezultatit për Vorën

Pas përfundimit të votimit pritej mbledhja e usb-ve dhe Vora do ishte e para qe do jepte rezultatin e zgjedhjeve.

11 Maj 2025, 20:00 Nga E. D
Urdhri për KZAZ/ Votimi elektronik, bllokohet dalja e rezultatit për
foto ilustuese

VORË KQZ ka urdhëruar operatorin teknik të mos e printojë rezultatin e pajisjeve te votimit elektronik për Vorën. Pas përfundimit të votimit pritej mbledhja e usb-ve dhe Vora do ishte e para qe do jepte rezultatin e zgjedhjeve Por anëtarë të KZAZ, i kanë deklaruar mediave se kanë marrë urdhër të mos printojnë rezultatet e votimit.

Edhe pse duhet te dilnin rezultatet të parat sepse janë votime elektronike është urdhëruar që mos të printohet rezultati dhe për këtë nuk u është dhënë asnjë arsye. Komisionërët shpjegojnë se urdhri ka ardhur me telefon dhe gojarisht, pra jo i shkruar. Ndërkohë kreu i KQZ Celibashi deklaroi gjatë njëdalje për mediat se bllokimi i daljes së rezultatit në Vorë është bërë me konsensus politk dhe do të jepet neser në mëngjes.

Celibashi: Në kushtet kur lehtësisht mund të spekulohet në lidhje me rezultatin e shpejtë prodhon dhe pjesa dërmuese e votave për QV do të numërohen pas mesnate mund të kishte një impakt në këtë proces. Për të garantuar integritetin e pjesës dërrmuese të votimit kemi sakrifikuar transmetimin e menjëhershëm të rezultateve.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll