Politike

Deputetët italianë marrin pjesë si vëzhgues në Sarandë/ De Barba: Kemi parë zgjedhje të qeta!

Deputetët italianë prej disa javësh kanë qenë në disa qytete të Shqipërisë për të grumbulluar një informacion të detajuar që do të përcillet në raportin e OSBE-ODIHR.

11 Maj 2025, 19:42 Nga E. D
Deputetët italianë marrin pjesë si vëzhgues në
Mauro De Barba

SARANDË- Disa prej deputetëve italina kanë marrë pjesë ditën e sotme në Sarandë, të cilët janë pjesë e organizatave të sigurisë pranë ODIHR, e cila shërben për vëzhgimin e zgjedhjeve. Deputetët italianë prej disa javësh kanë qenë në disa qytete të Shqipërisë për të grumbulluar një informacion të detajuar që do të përcillet në raportin e OSBE-ODIHR. Nga ana tjetër, deputeti italian Mauro De Barba, i cili është përfaqësues i Partisë Popullore Italiane, ka thënë për mediat se zgjedhjet janë parë të qeta dhe ditën e nesërme do të bëjnë me dije një raport të detajuar lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve.

"Ne jemi dhe përfaqësues të organizatës së sigurisë në Europë, e cila bashkëpunon me ODIHR dhe të vëzhguar zgjedhjet. Ishim në Tiranë për të ndihmuar në trajnimin elektoral dhe sot jemi këtu në Sarandë, edhe kemi gjetur një situatë të qetë. Kemi detyrat tona të tregojmë se çfarë kemi vëzhguar, ku deri nesër paradite do të japim një raport të detajuar se si kanë shkuar zgjedhjet në Itali. Sot jemi në disa hapa të mirë dhe zgjedhjet e sotme mendoj se e kemi parë nga afër këtë,"  tha De Barba.

 

mauro de barba

Sondazh

Poll