Politike

Mbyllja e orarit të votimit, Berisha nga selia blu: Mirënjohje për qytetarët që kanë votuar dhe komisionerët tanë, evidentuan çdo shkelës të ligjit

I pyetur mbi procesin e votimit deri, kryedemokrati ka shprehur mirënjohjen ndaj komisionerëve, ku tha se kanë bërë një punë të guximshme.

11 Maj 2025, 19:41 Nga r.ll
Mbyllja e orarit të votimit, Berisha nga selia blu: Mirënjohje
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit është drejtuar në selinë blu. Berisha ka dhënë dhe një deklaratë të shkurtë për mediat ku ka falenderuar të gjithë ata qytetarë që kanë votuar. 

"Sot kam një përshëndetje të përzemërt për të gjithë qytetarët për pjesmarrjen e tyre në procesin e votimit dhe për ata që erdhën nga toka, deti dhe ajri, dhe firmosën sot ndryshimin”, u shpreh Berisha.

I pyetur mbi procesin e votimit deri, kryedemokrati ka shprehur mirënjohjen ndaj komisionerëve, ku tha se kanë bërë një punë të guximshme, duke e evidentuar çdo shkelës ligji.

"Kam një mirënjohje për komisionerët tanë, engjuj të vërtetë të votës së qytetarëve. Kanë bërë një punë shembullore, të guximshme duke evidentuar cdo shkelës të ligjit. Thirrja ime është të zbatojnë ligjin. Nga informacionet deri më tani, kemi gëzim në të gjitha anët”, tha Berisha. 

 

 

 

sali berisha

Sondazh

Poll