Politike

Zbulimi i zyrës së patronazhimit në Tiranë, reagon "Nisma Shqipëria Bëhet": Akt i rëndë, dëshmi e frikës nga vota e lirë e shqiptarëve

 Nisma Shqipëria Bëhet bën thirrje për hetim të menjëhershëm dhe transparent të ngjarjes.

11 Maj 2025, 19:31 Nga r.ll
Zbulimi i zyrës së patronazhimit në Tiranë, reagon
pamje nga zbulimi i zyres

TIRANË- Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" ka reaguar lidhur me zbulimin e zyrës së patronazhistëve të Partisë Socialiste në rrugën Marko Boçari në kryeqytet.

Në reagimin e tyre thuhet se ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm dhe një dëshmi e frikës nga vota e lirë. Nisma Shqipëria Bëhet bën thirrje për hetim të menjëhershëm dhe transparent të ngjarjes.

POSTIMI I PLOTË: 

Vetëm një orë para mbylljes së votimeve, një zyrë e fshehtë patronazhistësh u kap mat nga gazetarja Ambrozia Meta, në rrugën Marko Boçari në Tiranë.

Pamjet tregojnë qartë sesi individë të lidhur me makinerinë e vjetër politike, sapo panë kamerën, u larguan me vrap, duke marrë me vete çfarë mundën.

Ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm, një tjetër dëshmi e frikës që ka kapluar ata që për vite me radhë kanë mbajtur peng demokracinë dhe qytetarët shqiptarë.

Nisma Shqipëria Bëhet dënon me forcë këtë ngjarje dhe bën thirrje për hetim të menjëhershëm e transparent!
Çdo zyrë e fshehur është skenari i frikësimit nga vota e lirë e shqiptarëve.

nisma shqiperia behet

Sondazh

Poll