Politike

"Partitë politike të tregojnë qetësi", Celibashi: Do të kemi rezultatin paraprak jo më vonë se pasditja e ditës së martë

11 Maj 2025, 19:54 Nga r.ll
"Partitë politike të tregojnë qetësi", Celibashi:
ilirjan celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë thirrje partive politike dhe udhëheqësve politikë të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë vetëpërmbajtje gjatë procesit të numërimit të votave. Celibashi tha se do të kemi rezultatin paraprak jo më vonë se sa pasditja e ditës së martë. 

Celibashi: Ajo çfarë të gjithë do të duhet të kemi në vëmendje, qetësia që duhet të kenë partitë dhe udhëheqësit politike. Është e këshillueshme që deklarimet për rezultatet që vijnë pas vlerësimit të fletëve të votimit nga partitë politike janë pa asnjë vlerë dhe janë me kontribute jo pozitive. Votat janë në kutitë e votimit dhe duhet të presim me durim numërimin. Duhet të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët. Ne do kemi rezultatin paraprak jo më vonë se pasditja e ditës së martë. KQZ nuk do toleroje asnjë rast apo iniciative që shkon kundër integritetit të numërimit. 

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll