Politike

VIDEO/ U kapën nga mbështetësit e PD-së, momenti kur patronazhistët socialistë largohen 'skëterrë' nga zyra

Me të parë kamerën e xhirimit patronazhistët brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në atë zyrë klandestine.

11 Maj 2025, 19:09 Nga I.A

VIDEO/ U kapën nga mbështetësit e PD-së, momenti kur

TIRANË- Një zyrë të patronazhistëve të PS të cilët vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë janë zbuluar nga gazetarët. Me të parë kamerën e xhirimit patronazhistët brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në atë zyrë klandestine.

 
 

“Nje rast flagrant eshte dokumentuar prane shkolles “Petro Nini Luarasi” ku administrata shtetërore ne shkelje me ligjin dyshohen se zoterojne materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare per te tjetërsuar vullnetin e votuesve. 3 përfaqësues zyrtare te Partisë Demokratike kane njoftuar Policinë e Shtetit, e cila megjithëse zyra ndodhej ne qendër te Tiranës ka vonuar mbi 90 minuta, duke iu dhënë kohen e nevojshme për te manipuluar provat e krimit zgjedhor. Narkoregjimi I Edi Rames dëshmoi edhe nje here fytyrën e tij”, thuhet ne denoncimin e PD.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll