Politike

PD bën thirrje për votim masiv: Të hidhet çdo votë për ndryshimin kundër stanjacionit 12-vjeçar! Kërcënuesit dhe hajdutët elektoralë janë listuar

Në një deklaratë për mediat, Zëdhënsi i Fushatës së PD-së, Andi Mustafaj kërkoi që të votnn masivisht ato qytetarë që ende nuk kanë votuar duke shtuar se çdo votë duhet të hidhet për ndryshimin dhe kundër stanjacionit 12-vjeçar. 

11 Maj 2025, 18:55 Nga M.L
PD bën thirrje për votim masiv: Të hidhet çdo votë
Andi Mustafaj

TIRANË- Partia Demokratike ka falenderuar qytetarët që kanë votuar gjatë procesit zgjedhor të zhvilluar ditën e sotme. Në një deklaratë për mediat, Zëdhënsi i Fushatës së PD-së, Andi Mustafaj kërkoi që të votnn masivisht ato qytetarë që ende nuk kanë votuar duke shtuar se çdo votë duhet të hidhet për ndryshimin dhe kundër stanjacionit 12-vjeçar. 

Mustafaj shtoi se të gjithë ndërhyrësit, manipuluesit, kërcënuesit dhe hajdutët elektoral janë të listuar me pamje, emër dhe rekorde si terroristë lokale. 

"Partia Demokratike, duke falenderuar qytetarët që kanë votuar sot, pavarësisht presioneve të pafundme të patronazhistëve të Edi Rames ju bën thirrje të gjithë atyre që nuk kanë votuar ende, të dalin për të shprehur vullnetin e tyre të lirë. Ne kërkojmë që cdo votë e mundur për ndryshimin dhe kundër stanjacionit 12 vjecar, të hidhet.

Ne falenderojmë votuesit, vëzhguesit, dhe komisionerët e opozitës që kanë mbajtur sot të gjallë demokracinë në kushte të pabarabarta. Të gjithë ndërhyrësve, manipuluesve, kërcënuesve, hajdutëve elektoralë, u bëjmë me dije se jeni listuar, me pamje, emër dhe rekorde, si terroristë elektoralë. Me besim te fitorja dhe ndryshimi: votoni, votoni, votoni!" tha Mustafaj.

andi mustafaj

Sondazh

Poll