Politike

VIDEO/ Sherr masiv në Tiranë mes demokratëve dhe zyrtarëve të PS-së, policia 'injoron' thirrjet e Belind Këlliçit

Sherri ka ndodhur mes përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së, pasi këta të fundit kishin hapur një zyrë patronazhimi në këtë zonë. 

11 Maj 2025, 18:47 Nga I.A
VIDEO/ Sherr masiv në Tiranë mes demokratëve dhe zyrtarëve
Pamjet

TIRANË- Një sherr masiv ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Marko Boçari në Tiranë. Sherri ka ndodhur mes përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së, pasi këta të fundit kishin hapur një zyrë patronazhimi në këtë zonë. 

Në vendngjarje ka qenë dhe Drejtuesi i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi, i cili ka telefonuar policinë disa herë, por nuk ka shkuar asnjë patrullë. Ndërkohë që policia thotë patjetër që do vijmë, ndërkohë që nuk paraqitet asnjë patrullë.

"Jam Belind Këllici është telefonata e gjashtë. Kemi një konflikt fizik dhe krim elektoral në flagrancë. Rruga ‘Marko Bocari’. Është telefonata e gjashtë në një orë," tha Këlliçi.

 

Sherri mes të pranishmëve aty ka vijuar në fyerje dhe në prekje fizike ku në qendër ishte deputeti socialist Erion Braçe. Pak me herët u larguan me vrap nga aty disa patronazhistë që e përdornin atë zyrë të paidentifikuar vetëm për të intimiduar dhe manipuluar votat.

belind kellici

Sondazh

Poll