Politike

Zbulohet zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në Tiranë, mes tyre drejtoresha e agjencisë së Ekselencës

Një përfaqësues i PD-së bëri denoncim në policinë e shtetit për zyrën klandestine të fshehur të PS-së. 

11 Maj 2025, 18:29 Nga N.F
Zbulohet zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në
Pamje nga zyra

TIRANË- Një zyrë të patronazhistëve të PS të cilët vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë janë zbuluar nga gazetarët. Me të parë kamerën e xhirimit patronazhistët brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në atë zyrë klandestine.

Njëra prej tyre ishte Enkeljda Imeraj, drejtore e agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës. Një përfaqësues i PD-së bëri denoncim në policinë e shtetit për zyrën klandestine të fshehur të PS-së. Gazetarja Ambrozia Meta po raportonte live një rast ku patronazhistë të PS-së po punonin fshehurazi në një zyrë që nuk kishte logo.

Brenda zyrës patronazhistët po punonin në tavolinë dhe kishin laptopë  Teksa gazetarja raporton Braçe del nga zyra dhe i quan banditë dhe u kërkon të largohet. Gazetarja më tej është shprehur se nuk largohet nga vendi ngjarjes.

 

drejtoresha e agjencisë së ekselencës

Sondazh

Poll