Politike

U dhunua nga Luan Tollozhina, komisioneri i PS: Më shau nga nëna! Në çdo zgjedhje kështu ka bërë, si surrat e njihja por s'kam konflikt me të

Sipas tij Tollozhina e ka goditur në vesh. Ai theksoi se Tollozhinën e njeh gjithë Pogradeci dhe se gjithmonë është sjellë kështu në çdo proces zgjedhor.

11 Maj 2025, 15:27 Nga N.F
U dhunua nga Luan Tollozhina, komisioneri i PS: Më shau nga nëna!
Enton Gega

POGRADEC- Komisioneri i Partisë Socialiste në një qendër votimi në qytetin e Pogradecit, Enton Gega ka folur pas dhunimit nga Luan Tollozhina. Gega shprehet se Tollozhina ka shkuar dhe e ka ofenduar me pretendimin se i kishte ngacmuar të bijën.

Sipas tij Tollozhina e ka goditur në vesh. Ai theksoi se Tollozhinën e njeh gjithë Pogradeci dhe se gjithmonë është sjellë kështu në çdo proces zgjedhor. Gega shtoi se nuk ka asnjë problem ose konflikt me të dhe se e njihte atë thjesht si person, si imazh asgjë më shumë.

 

"Ishte kryetarja një çupkë i them unë në fillim i lamë të votonin, në trajnim kështu na thanë që do ti lini të votojnë me ndihmësa se janë sakatë. I thashë unë gjynah...janë ngritur nga rrobet aty e kanë qejfin duan të vijnë të votojnë. Pse nuk i le, ai e ka ndarë mendjen për kë do votojë.

Kur më vjen ai e më thotë pse me ngacmove çupën, më shavi dhe më goditi në vesh, më futi thonjtë. Në Pogradec të gjithë njihemi. Në çdo zgjedhje kështu ka bërë gjithmonë. Jo bre çfarë konflikt kemi pasur, si surrat e njihja. Dolëm këtu jashtë , më shau më ofendoi nga nëna, mua më thonë Toni Myfitit, atij i thonë Luanin Minesë, atë e njohin nga mamaja mua më njohin nga babai," tha ai.

enton gega

Sondazh

Poll