Politike

Prokurori i SPAK Sotir Kllapi dhe agjentë të BKH-së vëzhgojnë disa qendra votimi në Fier

Raportohet se deri më tani nuk janë vërejtur shkelje nga ana e prokurorëve të Posaçëm ndërsa prezenca e tyre do të jetë deri në mbyllje të procesit të numerimit.

11 Maj 2025, 14:55 Nga N.F

Prokurori i SPAK Sotir Kllapi dhe agjentë të BKH-së

FIER- Prokurori i Posaçëm, Sotir Kllapi dhe agjentë të BKH të shoqëruar nga oficerë të policisë kanë zhvilluar një vëzhgim në disa zona të Qarkut të Fierit. Krahas prokurorit Sotir Kllapi, e deleguar me detyra ne qarkun e Fierit per krimet zgjedhore edhe dhe prokurorja tjeter e SPAK Doloreza Musabelliu.

Raportohet se deri më tani nuk janë vërejtur shkelje nga ana e prokurorëve të Posaçëm ndërsa prezenca e tyre do të jetë deri në mbyllje të procesit të numerimit. Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar 5 procedime penale lidhur me krime zgjedhore.

bkh spak

Sondazh

Poll