Politike

Mbërrijnë në qendrat e votimit 2784 zarfe me votat e emigrantëve

Procesi i votimit në vend për të gjithë qytetarët kanë nisur në orën 07:00 deri në orën 19:00. Janë hasur disa problematika në disa QV por problematikat kanë qenë kryesisht teknike.

11 Maj 2025, 15:01 Nga N.F

 

Mbërrijnë në qendrat e votimit 2784 zarfe me votat e
Pamje nga vendi i ngjarjes

 

TIRANË- Zarfet me votat e emigrantëve nga jashtë Shqipërisë kanë mbërritur në vendin tonë, Raportohet se rreth 2784 zarfe kanë mbërritur sot. Në zgjedhjet e sotme është hera e parë që emigrantët votojnë nga vendet ku banojnë dhe punojnë. 

Procesi i votimit në vend për të gjithë qytetarët kanë nisur në orën 07:00 deri në orën 19:00. Janë hasur disa problematika në disa QV por problematikat kanë qenë kryesisht teknike.

3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Në këto zgjedhje parlamentare, do të garojnë 2046 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 11 parti dhe koalicione zgjedhore.

vota e diaspores

Sondazh

Poll