Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Princ Leka, mesazh qytetarëve: Është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen e vendit

Në mesazhin e tij Princ Leka fton qytetarët të votojnë me qetësi, përgjegjësi dhe dashuri për vendin.

11 Maj 2025, 12:27 Nga M.B
Zgjedhjet parlamentare/ Princ Leka, mesazh qytetarëve: Është dita
Princ Leka

TIRANA- Princ Leka ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët, në ditën e zgjedhjeve Parlamentare. Në mesazhin e tij Princ Leka fton qytetarët të votojnë me qetësi, përgjegjësi dhe dashuri për vendin. Ai thotë se vota është forca dhe zëri i qytetar⌂ve dhe se sot është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen e vendit.

Mesazhi i Princ Lekës:

Të dashur bashkëkombës

Sot është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen e Shqipërisë. Votoni me qetësi, me përgjegjësi dhe me dashuri për vendin tonë.

Mos harroni: vota është e drejta juaj, forca juaj dhe zëri juaj. Askush s’ka të drejtë t’jua mohojë apo t’jua diktojë.
I drejtohem veçanërisht të rinjve: ky vend është i juaji! Votoni për një Shqipëri ku doni të jetoni, të ndërtoni dhe të ëndërroni

Shqipëria ju takon ju. Votojeni me zemër.
Rroftë Shqiperia, Rroftë Kombi Shqiptar!
Leka II,
Princ i Shqiptarëve

princ leka

Sondazh

Poll