Politike

"Një ditë historike për të gjithë ju", Meta: Sapo votova! Gazetarët nuk u lejuan të hynin në QV, kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi

Ai u shpreh se se në momentin kur ishte njoftuar se ai do të votonte gazetarët nuk janë lejuan brenda qendrës së votimit.

11 Maj 2025, 12:12 Nga N.F
"Një ditë historike për të gjithë ju", Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka votuar. Meta shkruan se sot është një ditë historike për të gjithë dhe për Shqipërinë. Ai u shpreh se se në momentin kur ishte njoftuar se ai do të votonte gazetarët nuk janë lejuan brenda qendrës së votimit.

Meta shkruan se sapo patronazhistët njoftuan se ai është i veshur Kuq e Zi gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit. Sipas tij Rama ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metës sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve.

"Të dashur qytetarë! Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë! Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat.

Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit. Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës.

Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj. Ai ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve. Ndaj sot në këtë ndeshje historike midis “status quo”-së dhe Ndryshimit i ftoj të gjithë shqiptarët patriotë dhe kuqezinj, të votojnë, të votojnë dhe vetëm të votojnë. Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton! Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!" tha ai.

ilir meta

Sondazh

Poll