11 Maj 2025, 12:14
Nga M.L
Kiduina Zaka
FIER- Kandidatja e Partisë Soacialiste në Fier, Kiduina Zaka ka deklaruar ditën e sotme se PD-ja në këtë qytet po zbaton një aksion të organizuar pët të penguar zhvillimin normal të procesit të votimit. Zaka tha se disa përfaqësues të kësaj force politike kanë braktisur detyrën në disa raste. Zaka shtoi se PS-ja u bën thirrje të gjithë komisionerëve të Partisë Demokratike që të mos iu binden urdhërave të drejtuesve të tyre për të shkelur ligjin.
"Ashtu si e kishim paralajmëruar, Partia Demokratike në qarkun e Fierit po zbaton një aksion të organizuar për të penguar zhvillimin normal të procesit të votimit. Përfaqësues të kësaj force politike kane braktisur detyrën, në disa disa raste, siç është sekretari i Qendrës së Votimit 3209/1 në Topojë të Fierit, i cili ka marrë edhe vulën me vete. Partia Socialiste ka bërë kërkesë për zëvendësim të menjëhershëm të sekretarit të Qendrës së Votimit 3209/1, Jani Sharka.
Partia Socialiste edhe një herë ju bën thirrje të gjithë komisionerëve të Partisë Demokratike, të mos ju binden urdhrave të drejtuesve të tyre për të shkelur ligjin. Çdo shkelje e ligjit do të denoncohet në organet ligjzbatuese. Ndërkohë që në orët e para të procesit të votimit janë vërejtur kandidatë të Partisë Demokratikë që në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor kanë hyrë brenda qendrave të votimit. Përmendim këtu kandidatët Zana Numani, Luljeta Sejko, Luan Baçi, Eduart Sharka, Gentian Çela dhe Samena Malenaj, të cilët në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor hyjnë në qendrat e votimit duke ushtruar presion mbi komisionerët ndërkohë që ata kryejnë detyrën sipas parashikimeve ligjore.
Të gjitha këto veprime në shkelje të ligjit nga kandidatët e PD janë referuar pranë KZAZ-ve dhe KQZ-së dhe skuadra juridike e Partisë Socialiste të qarkut Fier po procedon me kallëzime individuale për secilin kandidat të Partisë Demokratike që hyn në qendrat e votimit në shkelje të plotë të Kodit duke bërë presion mbi komisionerët dhe zgjedhësit në përgjithësi. Të gjitha këto aksione janë të vërtetuara me pamje filmike dhe fotografi.
Partia Socialiste e qarkut Fier kërkon nga kandidatët e të gjitha forcave politike të respektojnë përcaktimet e Kodit Zgjedhor dhe mos të afrohen pranë qendrave të votimit me shumë se 150 metra. Partia Socialiste është e angazhuar me të gjitha strukturat e saj në respekt të plotë të Kodit Zgjedhor, për të siguruar një proces të qetë dhe të rregullt votimi. Faleminderit," tha Kandidatja Kiduina Zaka.
kiduina zaka ps
Politike
11 Maj 2025, 11:48
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të shtuar zgjedhjeve në Shqipër...
Politike
11 Maj 2025, 11:59
M.B
Foto ilustruese
POGRADEC- Një tjetër konflikt ka ndodhur pranë qendrës së votimit në shkollën “Muhamer dhe Es...
Politike
11 Maj 2025, 12:05
M.L
Foto ilustruese
LUSHNJË- Kandidati i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar një denoncim të fortë në rrjetin soci...
Politike
11 Maj 2025, 11:53
M.L
Foto nga vendngjarja
VORË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka pasur një përplasje me një grup votuesish në Vo...
Politike
11 Maj 2025, 11:52
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar paraditen e sotme një d...
Politike
11 Maj 2025, 11:32
N.F
Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka votuar paraditen e sotme. Pas votimit Noka ka folur për gazetarët ...
Politike
11 Maj 2025, 11:45
M.L
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se deri më tani procesi i votimit në të gjith&e...
Politike
11 Maj 2025, 11:41
M.B
Lamberto Zannier
TIRANA- Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it ndodhej sot në n...
Politike
11 Maj 2025, 11:32
N.F
Foto
TIRANË- Ministria e Brendshme ka bërë më dije një njoftim të rëndësishëm për qytetarët. Mi...
Politike
11 Maj 2025, 11:38
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se deri më tani 185. 679 zar...