Politike

Skandal në Qendrën e Votimit në Fier, humbin 500 fletë votimi

Sipas informacioneve, në QV janë marrë 547 fletë votimi, por kanë gjetur 47.

11 Maj 2025, 10:35 Nga M.B
Skandal në Qendrën e Votimit në Fier, humbin 500 fletë
Fletët e votimit


FIER- Një tjetër situatë e paprecedentë është regjistruar në në KZA 59 Fier, Qendrën e Votimit 3134/01 teksa raportohet se 500 fletë votimi nuk janë gjetur. Sipas informacioneve, në QV janë marrë 547 fletë votimi, por kanë gjetur 47.

Bëhet me dije se në sistem del që janë dërguar 547 fletë. Situata e paprecedentë ka ndodhur në Qendrën e Votimit në shkollën “Kostandin Peto”. 

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

fier

Sondazh

Poll