Politike

U shpall në kërkim për blerje votash, PSD: Nuk ka qenë ndonjëherë anëtar i partisë! Është kryetar i PS në Ujmisht

Në reagim bëhet me dije se Peposhi është kryetar i Partisë Socialiste në njësinë ‘Ujmisht’.

11 Maj 2025, 10:28 Nga N.F
U shpall në kërkim për blerje votash, PSD: Nuk ka qenë
PSD

KUKËS- Partia Socialdemokrate ka reaguar ditën e sotme në lidhje me raportimet se personi i shpallur në kërkim mbrëmjen e djeshme në Kukës për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, Gazmen Peposhi nuk është anëtar i kësaj partie.

Më tej në reagim bëhet me dije se Peposhi është kryetar i Partisë Socialiste në njësinë ‘Ujmisht’. PSD thekson se kto etiketime bëhen me qëllim njollosjen e partisë së tyre në Kukës.

“Personi në fjalë, z. Gazmen Peposhi, nuk është dhe nuk ka qenë ndonjëherë anëtar i PSD-së. Aktualisht, ai është kryetar i Partisë Socialiste në njësinë ‘Ujmisht’. Këto etiketime i bëjnë vetëm që të njollosin imazhin e PSD-së në Kukës, duke u përpjekur me çdo kusht t’i ulin frymën e fitores për ‘Korrupsionin aktiv në zgjedhje’. Nuk është anëtar i kësaj partie,” thuhet në reagimin e PSD-së.

psd

Sondazh

Poll