Politike

Nuk i figuronte emri në lista/ 101-vjeçarja nuk lejohet të votojë në Fier, djali i të moshuarës: E pakuptimtë, ajo voton prej dekadash!

Një rast i tillë është regjistruar në Fier, ku një 101-vjeçare nuk është lejuar të votojë në shkollën “Naim Frashëri”.

11 Maj 2025, 10:13 Nga N.F
Nuk i figuronte emri në lista/ 101-vjeçarja nuk lejohet të
Djali i te moshuares

FIER- Një problematikë tjetër që është hasur gjatë procesit të votimit është edhe mungesa e emrave të votuesve në lista. Një rast i tillë është regjistruar në Fier, ku një 101-vjeçare nuk është lejuar të votojë në shkollën “Naim Frashëri”.

Isuf Nuhaj, banor i Fierit, u shpreh se nëna e tij kishte shkuar me gëzim në qendrën e votimit që në orën 06:30 të mëngjesit, siç është në traditën e saj. E moshuara ka pritur rreth 30 minuta por ajo nuk u lejua të votojë, pasi emri i saj mungonte në listë.

“Shkuam në shkollën ku kemi votuar gjithë jetën, por më sollën vërdallë duke më thënë se nuk figuron emri,” u shpreh ai, duke e cilësuar situatën si të pakuptimtë për një person që ka votuar rregullisht për dekada.

zgjedhjet e 11 ma

Sondazh

Poll