Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Të dënuarit votojnë në burgun e Fushë-Krujës

Mësohet se në total në këtë burg janë 338 individë ndërsa pjesa që nuk voton përjashtohet për shkak të veprave penale për të cilët ata akuzohen.

11 Maj 2025, 10:05 Nga M.B
Zgjedhjet parlamentare/ Të dënuarit votojnë në burgun e
Foto ilustruese

FUSHË-KRUJË- Në IVEP Fushë-Krujë votojnë 282 të burgosur dhe të paraburgosur. Mësohet se në total në këtë burg janë 338 individë ndërsa pjesa që nuk voton përjashtohet për shkak të veprave penale për të cilët ata akuzohen.

Bëhet me dije se procesi i votimit në IVEP Fushë-Krujë ka nisur në orën 08:55 minuta, ndërsa nuk ka patur problematika. Sipas informacioneve 60 votues janë me vendim gjykate ndërsa deri më tani kanë votuar 15 individë.

zgjedhjet

Sondazh

Poll