Aktualitet

EMRI/ I dënuar për drogë në Britani, 27-vjeçari kapet me shuma parash në Kukës, akuzohet për blerje votash

Mësohet se 27-vjeçari i arrestuar rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.

11 Maj 2025, 10:14 Nga I.A
EMRI/ I dënuar për drogë në Britani, 27-vjeçari kapet
Polici

KUKËS- 27-vjeçari Kalosh Peposhi është vënë në pranga për shkak të dyshimeve për blerje votash. Mësohet se 27-vjeçari i arrestuar rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë arrestimit, këtij shtetasi ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do ti përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku u shpallën në kërkim dy shtetas për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, policia e Kukësit ka njoftuar zyrtarisht këtë të diel se nga strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve zgjedhore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH dhe DVP Kukës, nën drejtimin e SPAK, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kalosh Peposhi,  27 vjeç, banues në fshatin Lusen.

Sipas policisë, i riu rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë arrestimit, ndërsa iu gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do ti përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit G. P. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

kalosh peposhi

Sondazh

Poll