Aktualitet

Masa për ditën e zgjedhjeve/ Policia e Elbasanit: Siguruam 10 KZAZ dhe 508 qendrat e votimit

Pavarësisht incidenteve të raportuara në disa zona, autoritetet kanë theksuar se situata është e qetë dhe pa probleme deri tani.

10 Maj 2025, 22:46 Nga I.A
Masa për ditën e zgjedhjeve/ Policia e Elbasanit: Siguruam 10 KZAZ dhe
Foto Ilustruese

ELBASAN- Drejtoria Vendore e Policisë në Elbasan ka marrë masa të rrepta për garantimin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor, duke vendosur në ruajtje 10 KZAZ dhe 508 Qendra Votimi. Pavarësisht incidenteve të raportuara në disa zona, autoritetet kanë theksuar se situata është e qetë dhe pa probleme deri tani. Policia e Elbasanit është në gatishmëri të plotë për të siguruar një proces zgjedhor të qetë dhe të rregullt.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan 
????Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan po kryejnë me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e ngarkuara.
10 KZAZ dhe 508 Qendrat e  Votimit, janë marrë në ruajtje nga punonjësit e Policisë.
????Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
✅Të gjitha detyrat e përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan janë realizuar me përpikëri dhe në përputhje me procedurat standarde.
????️ Grupi i drejtimit dhe monitorimi
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është ngritur dhe po funksionon grupi drejtues, me detyrë monitorimin në kohë reale të situatës, ndjekjen e zbatimit të detyrave operacionale, si dhe përpunimin dhe menaxhimin e informacionit, me synimin për të garantuar komunikimin e menjëhershëm me median dhe publikun.
???? Situata aktuale
Deri në këto momente, situata e rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme.
????Gatishmëri për garantimin e sigurisë
Policia e Elbasanit, mbetet në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.


Sondazh

Poll