Aktualitet

Piranjat zgjidhin problemin e 17-vjeçares me bursën e shkollës

Për ta sqaruar, bursa e shkollës është një pagesë mujore e cila I jepet nxënësve të arsimit 9 vjecar dhe të mesëm sipas tre kriteret ku merren parasysh, kriteri ekonomik,  rezultatet e arritura dhe kategoritë jashtë kriterit ekonomik.

10 Maj 2025, 22:34 Nga E. D

Piranjat zgjidhin problemin e 17-vjeçares me bursën e shkollës

FIER- Javën e kaluar ju njohëm me rastin e një zonje nga Fieri, vajza e së cilës ka dalë përfituese e bursës shkollore me kategorinë fituese, prind invalid.

Për ta sqaruar, bursa e shkollës është një pagesë mujore e cila I jepet nxënësve të arsimit 9 vjecar dhe të mesëm sipas tre kriteret ku merren parasysh, kriteri ekonomik,  rezultatet e arritura dhe kategoritë jashtë kriterit ekonomik.

 Për një moment, nëna e vajzës dyshon se ky problem është shkaktuar nga një ngatërresë në dokumentacionin e bursës që lidhet me emrin e shkollës....

Sic shihet në këtë dokument, në bazë të vendimit nr 135 dt 21.12.2023 të

këshillit bashkiak Fier për miratimin e bursave të shtetit për nxënësit që ndjekin

programet mësimore pranë shkollave të mesme e profesionale, “Rakip Kryeziu dhe

Petro Sota” në Tiranë përfituese është dhe vajza 17 vjeccare e zonjës. Por ndërsa

në vendim janë cituar këto dy shkolla, vajza studionte në gjimnazin e kryeqytetit Besnik Sykja.

Nga ky gabim, nisi më pas një përcjellje derë më derë sa në Bashkinë e

Fierit e sa në institucionet arsimore, që vazhdoi për disa muaj, derisa familjarët e vajzës, të lodhur hoqën dorë pa i marrë paratë e bursës, madje pa e ditur ende sot se ku kanë përfunduar....

Sidoqoftë, për vitin e ri shkollor 2024-2025, edhe njëherë zonja vendosi të

plotësojë dokumentacionin e nevojshëm, me shpresën se vajza do të bëhej përfituese e një burse, aq e nevojshme për të.

Bursa u përfitua me vendimin e këshillit bashkiak Fier nr.141 datë 23.12.2024 e cila rezulton e treta sipas kërkesave të paraqitur në Bashkinë Fier nga Personat e interesuar., e firmosur nga vetë kryetari Armando Subashi.

Në të gjitha zyrat ku zonja ka trokitur, është përballur vetëm me fjalë

dhe supe të ngritura, e asnjëherë me zgjidhje të hallit. Po ku është ngërcci?

Dhe kryetari e mbajti fjalën, duke na sjellë shkresën e cila shpresojmë se do të na sqarojë gjithccka, dhe vajza më në fund do të ketë mundësi të tërheqë bursën.

Në këtë shkresë thuhet, se fondet buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për bursat administrohen nga njësitë e vetqeverisjes vendore sipas vendndodhjes Territoriale dhe Administrative të shkollave ku nxënësit studiojnë.

Pra për bashkinë Fier gjithccka është e qartë, vajza 17 vjeccare e cila studion në Tiranë, duhet ta tërheqë bursën në minibashkinë që i korrespondon shkollës Besnik Sykja.

Dhe ne aty duhet të shkojmë, me shpresën se kësaj radhe do të jetë hera e fundit.

Me shkresën në dorë u drejtuam për tek njësia 6 e bashkisë Tiranë, zonë ku ndodhet shkolla "Besnik Sykja", morëm këtë përgjigje...

“Ne u shërbejmë vetëm qytetarëve që janë banorë të njësisë 6 dhe ka një dosje të hapur këtu.”

Bashkia Fier është e bindur se ka të drejtë, dhe paratë duhen tërhequr në Tiranë. Në të kundërt punonjësja e njësisë 6 është e qartë dhe e prerë, Vajza nuk mund t’i tërheqë paratë aty.

Tani është radha të pyesim tek drejtoria e poltiikave arsimore në Tiranë.

“Kur bursën e miraton bnashkia X, kuotën e ke tek bashkia X.

VKM është publike dhe nuk e interrpretoj unë apo ti.

Vajza vazhdon rezidente në Fier dhe Ministria e Arsimit ja con financave të bashkisë së Fierit.

Ndaj kjo pikë është cituar në mënyrë jo korrekte sepse bbehte fjalë për shkollatprofesiopnale.”

Gjithccka shumë e qartë. VKM është interpretuar gabim nga juristja e bashkisë Fier.

Ndaj për herë të tretë na duhet të shkojmë në bashkinë e këtij qyteti, për të informuar si zyrën e informacionit ashtu edhe kryetarin Armando Subashi.

Pas takimit me të duket se kryetari ende nuk është i qartë, pavarësisht citimit në mënyrë korrekte të VKM nga drejtoresha e politikave arsimore të Bashkisë Tirane. Prandaj na orienton tek specialistja e tij në bashkinë Fier.

GJithsesi ne vazhdojmë insistimin shkojmë të takojmë juristen por kjo e fundit kategorikisht refuzon të na takojë.

Rëndësi ka që zonja dhe vajza e saj zgjidhën një problem që duhej zgjidhur këtu e një vit më parë./PIRANJAT

fier

Sondazh

Poll